Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, për akuzën e vrasjes.
i kërkuari është Orjon Mitri (Llupo), i cili akuzohet se ka vrarë me thikë pas një sherri Nikolao Mazarakis. Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 17 tetor 2023, në Athinë.
Llupo qëlloi 41-vjeçarin grek me thikë pas një sherri për një dozë kokainë.
Ai rezulton se ka pasur veprimtari të shpeshtë kriminale, pasi ai është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të ligjit për emigracionin.