Ditën e sotme në një deklaratë për shtyp kryeministri i vendit, Edi Rama shprehu se nuk do të pranojë 3 pikat kryesore që I ka vendosur PD-ja.
Ndërkohë Gazment Bardhi, kreu i grupit të Partisë Demokratike pak minuta pas deklaratës së Ramës, ka reaguar në rrjetet sociale.
Rama: SPAK-u po bën gjëra historike, ka trazuar ujërat, po pres me padurim “21 Janarin”
Bardhi shprehu se 3 pikat e vendosura nga PD janë të drejta themelore dhe se Rama kërkon të shuajë zërin e opozitës në Kuvend. Ai shpreh në postimin e tij në Facebook se Rama gënjeu për vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse sipas tij Kushtetuesja nuk ka lënë porosi për Komisionet.
“Qëndrime të tilla, dhuna dhe shantazhi, vetëm sa na forcojnë bindjen dhe vendosmërinë se jemi në rrugën e duhur për të mos lejuar një Parlamentin një partiak dhe autokrat që kërkon të ndërtojë Edi Rama, duke asgjesuar opozitën dhe të drejtat e saj.” U shpreh Bardhi në fund të reagimit të tij.