-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Golashënuesi më i mirë në La Liga 2”, Uzuni merr çmim si Levandovski

Kryesoret

Myrto Uzuni i sapo kthyer në Spanjë pas suksesit të Kombëtares është pritur me një çmim nga prestigjozja spanjolle “Marca”.

Sulmuesi kuqezi merr këtë çmim si golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë sezonin që kaloi.

Çmimi “Pichichi” i është dhënë Uzunit në distancë, në qytetin e Granadës, pasi ceremonia zhvillohej në Barcelonë, aty ku iu dorëzua i njëjti çmim, por për La Ligën, edhe Robert Levandovskit.

Uzunit, çmimi iu dorëzua nga Emilio Kontreras, zëvendës drejtori i “Marca”.

“I falënderoj të gjithë për çmimin duke filluar me tifozët, bordin, stafin stërvitor dhe të gjithë ekipin. Ka qenë një javë e mrekullueshme për mua, kualifikimi me Shqipërinë në “Euro 2024”, ‘Piçiçi’ dhe nesër (sot), përveç kësaj, kemi një finale ndaj Alavesh.

Është një ditë shumë e bukur për mua. Unë gjithmonë dua të përmirësohem në çdo lojë. E rëndësishme është të ndihmoj ekipin tim të jetë aty ku duhet,” u shpreh Uzuni pas marrjes së çmimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit