13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet “Kutia e Pandorës”! Sa ishte kodi sekret i telefonit të Breçanit?

Kryesoret

Përgjimet për Erzen Breçanin nga dosja e SPAK-ut janë të shumta, me qindra faqe. Ai komunikonte me një telefon sekret përmes aplikacionit “Sky Ecc”.

Më 17 gusht 2020 në orën 12:41:14 Nuredin Dumani komunikon me Bujar Gërmizin dhe pasi është vënë në dijeni që telefonin do e marri Erzen Breçani, i dërgon edhe kodin e hapjes të telefonit si dhe kodin e hapjes së aplikacionit “Sky”.

Ok…Ta gëzojn. Kodin e ko “Cimicimi”… Dhe të parin dhe dytin…Qa bone…” i thotë ai. Nuredin Dumani madje tregon si e nxirrte Breçani blof policinë për të shpëtuar Gërmizin nga arrestimi.

Erzeni kishte informacion nga policia në lidhje me aksionet që bënte policia. Bujari më kërkoi që ti jepja një telefon me Sky Erzenit që të na informonte për lëvizjet që do bënte policia për llogarinë time.

Unë bleva 3 telefona me Sky dhe njërin ja kam dhënë në prani të Bujarit, Erzen Breçanit. Periudhën nuk e kujtoj se kur ja kam dhënë telefonin Erzenit. Me Erzenin unë nuk kisha kontakt në Sky, por ai kishte kontakt me Bujarin. Pagesën e telefonit e kisha bërë unë…” thotë Dumani.

Breçani nxehet me djalin: Sa keni shit? Boll më, askush nuk ka shpëtuar…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit