Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka shprehur sot se SPAK-u ndodhet në krye të listës së institucioneve më të besueshme për shqiptarët, edhe për shkak të efektit “Dumani”, pra për shkak të drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani.
Eksperti bëri sot në emisionin “Barometri” disa deklarata ku edhe shtoi “Te ky blloku i parë, po ta shikoni SPAK e përfshin blloku i përfaqësive të huaja. Edhe në perceptimin publiksa herë flitet për një arrestim të bujshëm, te qytetarët pretendohet se ka një shtysë ndërkombëtare.”