Në mbledhjen e grupit të PD-së, deputeti Tritan Shehu nuk ka dëshiruar të firmosë dërgimin e marrëveshjes me Italinë në Gjykatën Kushtetuese.
Nga ana tjetër ka qenë deputeti Xhelal Mziu, i cili i ka kërkuar të firmosi pasi janë grup dhe grupi kështu funksionin.
Në përgjigjen e tij Shehu është shprehur se njeh Berishën si të vetmin autoritet, ku ka shtuar se ky i fundit nuk është pjesë e grupit të PD-së pasi është përjashtuar.
Ndërsa Ervin Salianji, Ina Zhupa, Tmor Alizoti dhe Asllan Ndogjani, kanë miratuar dërgimin në gjykatë.
Tritan Shehu: Unë nuk e firmos!
Xhelal Mziu: Funksionojmë si grup apo jo? Nëse jemi grup duhet të firmosim të gjithë. Nëse nuk jemi grup dhe nëse do shohim interesat personal tonat, atëherë pse e quajmë veten grup? Duhet të firmosim të gjithë
Tritan Shehu: I vetmi autoritet që unë njoh këtu është Sali Berisha. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar të PD-së, se mua më kanë përjashtuar.
Berisha: Absurdi është që një parti e majtë në Shqipëri bashkëpunon me një të djathtë në Itali. Vetë e majta në Itali po e kundërshton. Unë mendoj që rruga më e drejtë është kjo që propozohet, që ta kontrolloj Gjykata Kushtetuese. E kuptoj shqetësimin e Tritanit, por mendoj se është e arsyeshme si rrugë. Se ne jemi kundër, por nëse marrëveshja ratifikohet ajo pastaj duhet të zbatohet edhe nëse jemi ne në pushtet. Por nëse gjykata kushtetuese vendos, ne pastaj kemi vendimin e gjykatës kushtetuese për të mos pranuar marrëveshjen.