-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ben Blushit i ndodh e papritura në Kosovë

Kryesoret

Ben Blushi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment nga përditshmëria e tij duke treguar sipas tij se nga ndryshon Kosova me Shqipërinë.

Blushi tregon se ishte nisur nga Tirana për në Kosovë dhe rrugës polica shqiptare e kishte ndaluar duke i vënë një gjobë me vlerën e 300 mijë lekëve të vjetra pasi u kap mbi normën e shpejtësisë.

Ndërkohë, teksa kthehej nga Kosova në Tiranë, është ndalur edhe nga policia e Kosovës, por këta të fundit, edhe pse ka qenë mbi shpejtësinë e lejuar, nuk i kanë vendosur gjobë, por i kanë kërkuar që t’u japë dy libra me nënshkrim.

Shkrimi i plotë:

“KU NDRYSHON SHQIPËRIA ME KOSOVËN

Sot shkova në Prishtinë. Kalova Kukësin. Më ndalon policia. Maste shpejtësinë. Me radar. Isha me 144 km në orë. Shpejtësia e lejuar ishte 60 km. Më vunë gjobë. 300 mijë lekë. Të vjetra. Pse kaq shumë? Ne vëmë shumë gjoba. Sa shumë. I vumë dhe atij. Kujt?Baton Haxhiut. Sa i vutë?40 mijë. Të vjetra.

Pse kaq pak? Na erdhi keq. Mora fletën e gjobës. U futa në makinë. Filloi shiu. U nisa. Kalova Prizrenin. Më ndalojnë prapë. Policia e Kosovës. Kishin radar. Isha me 129 km në orë. Lejohej 110. Polici afrohet. Hapa xhamin. Më kërkoi patentën. Ia dhashë. Shkoi te makina e tij. Policja tjetër ishte bjonde. Verifikuan patentën time. U kthye te unë. Më tha. Më jep një libër.

Dola nga makina. Hapa bagazhin. Mora dy libra. Romanin “KOMPLOTI”. Nënshkrova dy autografe. Një për policin. Tjetrën për policen. Frynte erë. Rregullova flokët. U nisa. Arrita në Prishtinë. Kisha 300 mijë lekë më pak. Asnjë libër.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit