-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rama-Berisha një teatër interesash”, Basha thyhen heshtjen

Kryesoret

Lulzim Basha, kreu i PD-së zyrtare ka vendosur të reagojnë ndaj deklaratës për shtyp të zhvilluar ditën e sotme nga kryeministri I vendit Edi Rama.

Reagimi në Facebook i Bashës shpreh se Edi Rama nga zyra e tij vazhdon të fshehë korrupsionin e të përzgjedhurve të tij ku kreu i PD-së citoi emrat e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Elvis Roshit, Ilir Beqajs.

Basha iu përgjigj Ramës duke shtuar se vetë kryeministri është ai që nuk do që Shqipëria të ketë Reformë Zgjedhore.

Reagimin e tij në Facebook Basha e ka mbyllur duke shprehur se Rama-Berisha janë një teatër fasadash e interesash të përbashkëta.

Reagimi i plotë:

Sot Edi Rama u shfaq sërish për të mbrojtur korrupsionin që nis nga zyra e tij. Atë që ka bërë me Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Elvis Roshin e dhjetra të tjerë, sot e bëri me Ilir Beqajn. Edi Rama sot u mundua të shantazhojë drejtësinë duke marrë në mbrojtje aferën korruptive të sterilizimit, siç ka bërë edhe me inceneratorët. Një përpjekje e dëshpëruar për t’i bërë presion drejtësisë.
Sa i përket Reformës Zgjedhore, është tashmë e ditur se Rama është një nga njerëzit më të interesuar që të mos ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri, për të mbajtur fort në këmbë marrëveshjen e 2008-ës, që u mohon shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët që duan.
Edi Rama nuk e ka fshehur dhe nuk e fsheh se kë do në krye të opozitës, këtë e dëshmoi edhe sot. Por shqiptarët e kanë të qartë se teatri i Parlamentit është vetëm fasada e interesave të përbashkëta Rama-Berisha.

Ilir Beqaj në SPAK, Rama: S’e komentoj, nuk merrem me fatura! Ore, po Basha ku është?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit