Për shkak të një sëmundjeje të rëndë, legjenda e humorit shqiptar, Zef Deda u nda nga jeta sot në moshën 73-vjeçare.
Klubi i Vllaznisë nderoi figurën e Dedës me homazhe para sfidës kundër Laçit e cila u luajt në “Loro Boriçi”.
Në fushë qëndronte një fotografi me imazhin e Zef Dedës, me lojtarët dhe tifozët që dhanë nderimet e tyre.