Këto ditë në Moldavi po zhvillohet Kampionati Europian i Minifutbollit “Socca EuroCup 2025”, ku përfaqësuesja jonë ka bërë surprizën duke u futur në 16 skuadrat më të mira të Europës.
Kombëtarja jonë e “Socca 6×6” në minifutboll i mbylli ndeshjet e grupit në vendin e dytë me 7 pikë, duke kaluar në fazën e 1/16-ave, ndërsa nesër në orën 17:00 përballet me Francën në fazën e eleminimit direkt.
Renditja e grupit:
Gjermania – 12 pikë
Shqipëria – 7 pikë
Gjeorgjia – 4 pikë
Çekia – 3 pikë
Turqia – 3 pikë









