Kolosi i humorit shqiptar, Zef Deda ndërroi jetë paraditen e sotme në moshën 73-vjeçare. Miqtë dhe kolegët janë në lot.
Të gjithë ata që e njohën dhe e panë në skenë janë të trishtuar. U shua një aktor i madh. Aktori Edmond Halili nuk i mbajti dot lotët.
“Zefi dha shpirt. E kam pasur shok të vjetër. Ka qenë një mrekulli. Është një dhimbje e madhe për familjen dhe djemtë e Zefit.
Për të gjithë humorin shqiptar, çfarë të them unë i shkreti. Sa herë shkoja në Shkodër do ta takoja Zefin.
Zefi na la. Unë me Zefin kam shumë kujtime, kemi qenë me një lagje. Jam me lot në sy. Nuk bën nona më Zef” tha ai.
U shua sot, cilat janë veprat që e bëjnë të pavdekshëm Zef Dedën në artin shqiptar