-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet “kutia e zezë”/ Dumani merr porosi: Të vrasim biznesmenin, në varrim i heqim qafe djalin

Kryesoret

Mes skenareve dhe intrigave të shumta që ka kryer vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, ka qënë dhe një porosi për të kryer vrasjen e Adrian Mashës, djalit të biznesmenit të shkollës “Willson”, Lulzim Masha. Gazetari Elton Qyno shkruan se emri i Adrian Mashës, ka qënë ndër planifikimet e para për tu ekzekutuar kundrejt 150 mijë euro. Por grupi i killerave me pagesë i drejtuar nga Nuredin Dumani, ka ndryshuar plan për shkak se nuk po mundnin ta gjenin dhe ta qëllonin, Adrianin.

Në këtë histori sipas dëshmisë së të penduarit Skerdi Tasit, ishte i implikuar dhe një personazh që njihet si “Toni Çami” që bënte rolin e vëzhguesit dhe Sandër Baho alias “Sakati”, ku ishin siguruar armët dhe një motor. Qëllimi i vrasjes së Adrian Mashës dyshohet se ishte për shkak të konflikteve të borxheve financiare që ai kishte në Maqedoni.

Por së fundi përmes bisedave të aplikacionit “SKY”, në planin për goditjen e Adrian Mashës dhe babait të tij Lulzim Masha, del se interes të zgjeruar ka pasur dhe i forti i Kukësit, Bujar Gërmizi alias Ajeti. Aktualisht Ajeti është arrestuar nga SPAK si personazh që interesohet së bashku me Nuredin Dumanin dhe persona të tjerë, për të vrarë dy vëllezërit Edmond dhe Albert Nela.

Në pamundësi për të gjetur Adrian Mashën, grupi mori urdhërin që të ndryshonte kursin dhe të shkonin të qëllonin mbi babain e Adrianit, shtetasin Lulzim Masha, biznesmen i shkollës “Willson”. Kjo pasi siç tregon i penduari Skerdi Tasi, Nuredin Dumani kishte marë 20 mijë euro kapar dhe s’mund të priste më gjatë. Me vrasjen e Lulzim Mashës, e kishin fare të lehtë të kapnin dhe qëllonin djalin e tij, Adrianin, i cili do shfaqej në varrimin e të atit.

Për goditjen e Lulzim Mashës, SPAK ka nxjerë masës sigurimi, ndaj Suel Çelës, Nuredin Dumanit, Skerdi Tasit dhe Henrik Hoxhaj. Ndërsa për personazhet e tjerë si Sandër Baho, “Toni Çami” dhe Bujar Ajeti alias Germizi ende nuk ka një masë sigurimi.

I penduari i drejtësisë Skerdi Tasi në dëshminë e tij lidhur me këtë ngjarje ka treguar se:
“…Pas dy tre muajsh nga vendosja e tritolit në banesën e Talo Çelës më ka kontaktuar Henriku i cili më tha:”…kam marrë një punë tjetër…”, që bëhet fjalë për vrasjen e djalit të Lulzim Mashës. Henriku merrte informacione të vazhdueshme për këtë person nga Nuredini si vendi se ku kishte shtëpinë dhe makinën që lëvizte.

Nuredini i merrte këto inforamcone nga dikush tjetër. Në bazë të këtyre informacioneve të marra nga Nuredini, ne u vumë në ndjekje të djalit të Lulzim Mashës, por nuk po e pikasnim. Gjatë kësaj kohe Henriku kishte marrë dy herë kapar shumën 10.000 Euro. Në total 20.000 Euro. Më pas Henriku bisedon me Nuredinin dhe duke qënë se personi nuk po gjendej dot dhe lekët e kaparit ishin marrë, porositësi kishte kërkuar që meqë nuk po gjenim dot djalin të vrsinim babain, e tij Lulzim Masha.

Nga shtëpia ne kishim parë intinerarin e lëvizjes së tij, ku ai shkonte te shkolla “Willson”. Për këtë ngjarje nga Nuredinini kemi marrë një mjet tip Golf 4, ngjyre blu….”. Kemi ndjekur Lulzim Mashën me këtë makinë, por për shkak se mjeti “Golf 4”, nuk kishte Start në nisje, kemi vendosur që pas vrasjes, largimin ta bënim në këmbë. Për armët dhe mjetet do interesohej Nuredin Dumani, i cili na çoi në Elbasan tek Sandër Baho, për të marë një “Skorpions” dhe një motor “Kavasaki”.

“…mua dhe Henrikut na u duk e papërshtatshme arma që morëm dhe i kemi kërkuar Nuredinit një armë tjetër pistoletë. Për këtë unë së bashku me Henrikun kemi shkuar në Kosovë në qytetin e Gjilanit për të takuar Nuredinit. Kur jemi futur në Kosovë telefoni që flisnim me Nuredinin nuk funksionte dhe për këtë Henriku, kontaktoi me Festim Qolin.

Henriku i kërkoi Festimit që të bisedonte me personin që mbante Nuredinin në Gjilan, për ta njoftuar se ne ndodheshim në Kosovë. Nga Henriku kam mësuar se personi që mbante Nuredinin në Kosovë kishte një polygon qitje. Festimi i dha Henrikut numrin e këtij personi, më pas Henriku komunikoi me atë individ në telefon dhe lanë takim në një karburant që mesa mbaj mend quhet “Vullkani”.

Personi që mori Henriku në telefon erdhi tek karburanti me një makin “Ford”. Makinën tonë e kemi parkuar dhe jemi nisur me personin në drejtim të vendbanimit të Nuredinit. Takimi ishte në një shtëpi private në mal. Kemi fjetur aty atë natë. Gjatë bisedave me Nuredinin nuk e kemi hapur si temë bisede kush ishte i interesuar për vrasjen e Lulzim Mashës.

Të nesërmen në mëngjes para se të ktheheshim në Tiranë, Nuredini na ka dhënë një armë tip pistoletë që nuk e mbaj mend markën…”-ka treguar Skerdi Tasi. Më tej i penduari Tasi ka treguar se: ”…ditën e ngjarjes jam takuar me Henrikun në orën 07:00 të mëngjesit tek shtëpia në bllok që kishte Henriku. Kemi marrë armën dhe rrobat dhe jemi nisur drejt “Liqenit të Thatë”. Jemi ulur tek lokali i Lul Morinës nga Fieri, që ka plintet në liqen dhe ka ngjyrë të bardhë. Aty kemi pritur që të merrnim informacionin nga personi që shikonte daljen e Lulzim Mashës nga shtëpia. Henriku e njihte personin që shikonte Lulzim Mashën.

Unë kam dalë tek rruga dytësore dhe sapo vëzhguesi i Henrikut më ka bërë zile kur Masha ka dalë nga shtëpia, unë jam pozicionuar për të bërë goditjen. Kam qëlluar dy herë por arma më është bllokuar dhe jam larguar. Jam larguar në këmbë, duke e hedhur armën në zonën para se të shkosh tek “FARI”. Nga vendi ku e kishim lënë ishte larguar dhe Henriku, i cili më pas më mori në telefon dhe e lamë të takohemi tek “21 dhjetori”. Të dy së bashku jemi larguar në drejtim të Fierit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit