Olta bëri një koment në DWTS që la të kuptohet se nuk i paska lënë pas debatet e së shkuarës.
Gjatë gjykimit të saj për Atalantën, ajo dëgjon të afërmit e saj që brohorasin dhe komenton:
“Ta shikoni kur të marr fisin e Enos unë”, ndërkohë Eno puth në faqe Oltën.
Pothuajse i njëjti debat ka ndodhur dhe natën e parë të “Dancing With The Stars”, ku Luizi i ka kthyer Enos batutën që ky i fundit ka bërë për fisin e Kiarës.
Luizi: “Ftoj fisin e gruas tënde që të vijnë të gjithë ta shikojnë filmin”.
Përtej kësaj, teksa të gjithë ish-banorët e “Big Brother” uruan Luizin dhe Kiarën për bebushen, Olta ishte e vetmja që nuk e la pas inatin mes tyre.