Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një podcast me futbollistët e Kombëtares pas ndeshjes ndaj Ishujve Faroe që u mbyll pa gola dhe kualifikimit të Shqipërisë në EURO 2024. Të ftuar në podcastin e kryeministrit ishin futbollistët Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Myrto Uzuni, Mario Mitaj, Frederik Veseli dhe Elhan Kastrati. Nuk munguan ngacmimet dhe shakatë e kryeministrit Rama me lojtarët.