-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thesi plot me hashash, në pranga tre të rinjtë

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme në Vorë, janë vendosur në pranga tre të rinj.

Në Rrugën e Limuthit, janë kapur në flagrancë të rinjtë G. P., 18 vjeç, I. K., 22 vjeç, të dy banues në Vorë, dhe A. K., 20 vjeç banues në Dibër.

Dyshohet se ata prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike.

Siç raporton policia këta tre të rinj janë kapur teksa transportonin në këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë narkotike, kanabis, me peshë 7 kg e 300 gramë.
Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., në Dibër, shërbimet e policisë, gjetën dhe sekuestruan 1 kg tjetër, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Policia po punon për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit