Agjencia kombëtare e mjedisit sipas një raporti të publikuar së fundmi tregon se ndotja akustike në Shqipëri është mbi normën e lejuar. Ndotja akustike në Shqipëri është mbi normë në shumicën e qyteteve.
Zona më ndotur në Tiranë dhe Shqipëri është “21 dhjetori”. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për vitin 2022 këtu niveli i zhurmave ditën e tejkaloi me 25% standardin e OBSH dhe ligjit shqiptar.
Qytetet më të zhurmshme rezultojnë Tirana dhe Shkodra e ndërsa qytetet më të qeta janë Kukësi dhe Berati.