Gjyshi i 4-vjeçares Carmel Idan që u lirua pasi u mor peng nga grupi terrorist i Hamasit ka rrëfyer të gjithë përjetimet e tij.
Nuk i besoja dot syve kur pashë fotot ka thënë ai. “Ishte tronditëse, nuk e besoja deri kur e pashë. Tani jam i qetë, por nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur. Asaj i janë vrarë prindërit nga terroristët e Hamasit në shtëpinë e tyre”, ka rrëfyer gjyshi i katërvjeçares Avigail Idan.
I moshuari është shprehur se lutet që kësaj lufte t‘i vijë fundi dhe të gjithë të kthehen në shtëpitë e tyre.