-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamasi plas “bombën”: Duam 4 ditë armëpushim

Kryesoret

Hamasi deklaroi se dëshiron që të zgjatet pauza aktuale në luftimet në Gaza. Ky veprim mund të rrisë numrin e pengjeve që lirohen.

Sipas marrëveshjes aktuale, të hënën është dita e fundit e armëpushimit.

Raportohet se kushtet për një zgjatje mbeten të pandryshuara nga marrëveshja fillestare, që do të thotë se Hamasi duhet të lirojë 10 pengje shtesë për çdo ditë pauzë shtesë nga luftimet.

Lista e pengjeve është pranuar nga zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Bëhet fjalë për 17 pengje të liruara, ndërsa mes tyre janë edhe persona me shtetësi amerikane. Hamasi konfirmoi se ka dorëzuar 14 pengje izraelite, me kombësi tajlandeze dhe një rus, në duart e Kryqit të Kuq. Mes pengjeve, më e vogla është një vogëlushe, e cila 4 vjeç i mbushi teksa mbahej peng nga militantët e Hamasit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit