Ish-ushtari i UÇK-së mbeti i vdekur si pasojë të shtënave me armë zjarri poshtë banesës së tij në Dijon të Francës. Emri i viktimës nuk bëhet i ditur nga mediat franceze por nga mediat kosovare dhe rrjetet sociale mësohet se viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ka qenë ora 00:30 minuta e 26 nëntorit kur personat kanë qëlluar nga një makinë drejt ndërtesave. Një plumb kapi një 55 vjeçar teksa po qëndronte në shtëpi’ tha prokurori Olivier Caracotch.
Ngjarja u shënua në distriktin e Stalingradit dhe dy persona janë në kërkim, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”
“I vetmi faj i 55 vjeçarit ishte fakti që jetonte në lagjen ku ndodhi shkëmbimi I zjarrit” bëri të ditur prokurori në një konferencë për median
Sipas tij 55-vjeçari ishte viktimë e rastësishme.
Familja kosovare jetonte prej 14 vitesh në Francë