Një aksident ka ndodhur disa kohë më parë në rrugën e Arbrit ka zbuluar dhe vendndodhjen e njërit prej autorëve të vrasjes së arkitektit italian Robert Mottura. Emri i tij është Mërgim Lazri.
Ai është një nga 3 shqiptarët të cilët kryen vrasjen në qershor të 2021-shit ndaj arkitektit 50-vjeçar.
Mërgim Lazri nuk u arrestua pas aksidentit, por disa muaj më vonë. Identifikimi i tij nga aksidenti, bëri që policia italiane të kërkonte arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij, pasi është i dënuar me burg për jetë.