-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Makina u bën copë-copë! Ky është 14-vjeçari që ndërroi jetë, shokët shpëtuan

Kryesoret

Lajm i trishtë këtë mëngjes së hëne. Një 14-vjeçar i plagosur si pasojë e një aksidenti gjashtë ditë më parë ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Ai është Arjol Dervishaj nga Vllahati, Sarandë.

Ai ishte pasagjer në makinë me dy shokët e tjerë në mjetin që u përplas në Bajkaj. Tre adoleshentët e aksidentuar u nisën për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç arritën që të shpëtonin, ndërsa shoku i tyre Arjol Dervishaj që u transportua me helikopter ndërroi jetë sot.

Tre të miturit u aksidentuan në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, pasi drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Automjeti tip “Benz” ishte në pronësi të babait të një prej të miturve.

Makina me tre shokët u përmbys në përrua, 14-vjeçari vdes në spital

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit