Pak ditë më parë përballja e Tiranës dhe Vllaznisë në futbollin e femrave solli skena të turpshme në sportin shqiptar.
Ndeshja është braktisur në minutën e 22-të për shkak të një zënke masive në fushën e lojës me përplasjet që kanë përfshirë skuadrat dhe stafet e të dy ekipeve. Situata ka degjeneruar aq sa ekipet janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve të dhunshme nga kompleksi “Skendër Halili” në komisariatin e policisë për denoncimet e rastit.
Tashmë dhe videot tregojnë të njëjtën gjë, ku shihet sesi stafit dhe lojtaret kacafyten me njëra-tjetrën, duke harruar moralin dhe etikën sportive.
Të dy klubet kanë dalë në deklarata, ku janë munduar ti hedhin fajin njëri-tjetrit, ndërkohë që pritet ende vendimi nga ana e federatës.
Lojtaret u rrahën me njëra-tjetrën, reagon Vllaznia: Stafi dhe lojtaret tona u dërguan në urgjencë









