Gabon Tirana. Erzeni i mori tre pikë në një ndeshje që la shumë për të dëshiruar për bardheblutë.
Pas triumfit me përmbysje pak ditë më parë ndaj Kukësit, bardheblutë u rikthyen sërish tek humbja, pasi u mundën 1-0 nga Erzeni në Rrogozhinë.
Në fakt Tirana krijoi disa raste për shënim, por nuk arriti ta çonte topin në rrjetë. Atë që s’e bëri ekipi i Julian Ahmatajt e bëri Erzeni, që gjeti golin e avantazhit në minutën e 35’.
Pas një krosimi nga këndorja, Redon Mihana realizoi golin e katërt sezonal. Pjesa e dytë foli për kryeqytetasit që u përpoqën për golin e barazimit, por hasën në rezistencën e lartë të shijakasve që në fund i morën tre pikët e plota duke dalë nga zona e ftohtë e renditjes.
Tirana humbet shansin për të shkuar me moralin e duhur në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit të dielën dhe mbetet në vendin e 3-të me 21 pikë.