Në një banesë në Shkodër pranë lumit Kir janë gjetur 13.8 kg kanabis.
Policia ka njoftuar se ka identifikuar 9 anëtarë të grupit, 3 prej të cilëve janë vendosur në pranga.
Nga kontrolli i banesës janë gjetur sende të cilat shërbenin për përpunimin e kanabisit.
Nga çfarë raportohet dyshohet se ky grup ka kultivuar 10.274 bimë kanabisi në Kir dhe Plut.
Anëtarët e tjerë të grupit janë ende në kërkim.