Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin e tij x ka reagur lidhur me sulmin e kryer nga Irani ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke thënë se ëshë një akt agresioni i pamatur dhe i pajustifikuar.
Sipas Ramës Irani po bënë një sulm ndaj vetë paqes dhe se vazhdon të eksportojë dhunë përtej kufijve të tij.
“Irani po sulmon një komb sovran, kundër paqes rajonale. Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist të Iranit. Solidariteti ynë shkon me popullin e Emirateve”, tha Rama.









