Kreu i PD-së, Sali Berisha këtë të martë ka mbajtur një takim me qytetarët në degën 16 në Tiranë.
“Ju përgëzojë për betejën që kani zhvilluar kundër këtij narkoregjimi. Ju gjithmonë keni qëndruar afër PD dhe keni mbështetur Klevis Balliun, këtë e keni dëshmuar në çdo protestë. Revolta juaj ka qenë shpëtimtare për opozitën dhe bashkinë e hajdutit që kishte vjedhur fondet e fidanëve. Të gjitha regjimet përfundojnë së bashku.Ku është sot ky hajdut? Atje ku e meriton, por ju qëndruat pa u dorëzuar. Qëndresa në opozitë është mision i vështirë dhe ju nuk u tërhoqët kurrë”, tha Berisha.









