Gjykata e Torinos ka sekuestruat pasuritë e shqiptarit Geron Dedja, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe ndihmë për emigracionin e paligjshëm.
Bëhet fjalë për një vilë, katër makina luksoze dhe 600 mijë euro cash të sekuestruara.
Pas një hetimi nga skuadra Turin Mobile në fillimin e viteve 2000, u arrestua trafikanti shqiptar i drogës i cili synonte të ndihmonte emigracionin klandestin.
Në vitin 2002 ai u dënua për atë krim dhe, midis 2003 dhe 2004, edhe për trafik ndërkombëtar droge, së bashku me bashkatdhetarët e tjerë. Tani gjykata ka urdhëruar sekuestrimin me qëllim të konfiskimit të pasurisë së tij.
POTER-AL
Ky grup kriminal është drejtuar nga Ilir Koçija, dhe Xhiliano Xhoxhi i cili ishte krahu i tij i djathë.
Me rekrutimin e të rinjve në grup janë marrë pikërisht këta të fundit, madje në disa raste është zbuluar se anëtarët e grupit nuk njiheshin me njëri-tjetrin, por lidhja e tyre e ndërmjetme ishte Ilir Koçiaj, i cili së bashku me Xhiliano xhoxhin mundi të ngrinte një rrjetë trafiku droge në 6 shtete të ndryshme të botës.
Anëtar i grupit ishte dhe Evin Tavanxhi, djali i ish-deputetit Vangjel Tavanxhi.
Aktiviteti kriminal kryesisht është zhvilluar në Itali, droga merrej nga Holanda dhe më pas shpërndahej në shtete si Franca, Italia dhe Gjermania.
Nga Prokuroria shqiptare këtij grupi i janë sekuestruar 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikan dhe 1 milion lekë të reja.
Ndërkohë nga Italia kësaj bande i janë sekuestruar sasi të ndryshme droge si 22,249 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë.
Një pjesë e grupit Poter-al ra në pranga më 23 maj të vitit 2006 në Shqipëri, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali.