-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët nuk e “mbajnë dorën” për veshjen, shpenzimet ja kalojnë dhe shteteve europiane

Kryesoret

Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës, pavarësisht kësaj shqiptarë nuk kursehen kur vjen puna tek veshja, ndoshta duke hequr dorë dhe nga nevoja më të rëndësishme.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2022, familjet shqiptare shpenzuan 5% të totalit për veshje e këpucë. Kjo peshë është më e lartë sesa mesatarja europiane prej 4.3% po për të njëjtin vit, sipas të dhënave të Eurostat.

Në total, nga 38 shtete, Shqipëria renditet e 15-a, duke lënë pas shtete si Gjermania, Suedia, Finlanda etj. Në rajon vendi është i dyti, së bashku me Malin e Zi, me 5% të dyja, pas Bosnjë Hercegovinës që mban rekordin me 5.4%. Për shtetet e tjera treguesi është më i ulët, me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë që e kishte këtë peshë 4.3% secila.

Në Europë, rekordin e mban Turqia, me 7% të totalit të shpenzimeve që shkon për veshje, e ndjekur nga Rumania (6.3%) dhe Estonia (5.9%). Nuk kish si të mungonte as Italia, që mbahet për kryeqendrën e modës, me 5.5% të totalit.

Qytetarët më të pa interesuar për veshjet e këpucët jetojnë në një nga shtete më të pasura, Zvicrën, dhe shpenzojnë vetëm 2.3% të totalit të buxhetit. Indiferentë janë dhe hungarezët, me 3% e francezët me 3.3%.

Ndonëse në peshë ndaj shpenzime totale, familjet shqiptare duket se nuk kursehen, në vlerë harxhojnë shumë pak për të blerë veshje, për shkak të buxhetit total të ulët që kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha nevojat./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit