Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit për sa i përket luftës në Gaza.
“Unë bëj thirrje për zgjatjen e pauzës. Kjo do të mundësonte lehtësimin e nevojshëm për popullin e Gazës dhe lirimin e më shumë pengjeve”, tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp.
Gjithashtu pasditen e sotme, ministria e Jashtme e Katarit deklaroi se është arritur zgjatja e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit për dy ditë të tjera.