Aksident i rëndë ka ndodhur sot në Itali në provincën e Tarantos. Nga ky aksident kanë mbetur 4 të vrarë dhe dy të plagosur. Makina është përplasur nga një furgon në orët e vona të pasdites.
Mes viktimave janë edhe 3 ushtarë të cilët shërbenin në regjimentin e shtatë në Altamura. Të 3 udhëtonin në të njëjtën makinë e tipit Fiat Multipla. Gjithashtu ka humbur jetën edhe drejtuesi i furgonit i cili ishte 68-vjeç.
Në Fiat udhëtonin edhe 2 kolegë të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.