Dy persona (babë e bir) kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:15, në Pejë. Të lënduarit u dërguan në spital.
“Dy meshkuj kosovar (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor” thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin është arrestuar një person dhe është sekuestruar një pistoletë me municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.