Një krim makabër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali ku një burrë dyshohet se ka vrarë me sende të forta gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Termes në Parma, ku mediat vendase raportojnë se viktima 66 vjeçe, një shtetase e huaj, është goditur disa herë me shkop bejsbolli nga bashkëshorti i saj.
Autori i krimit u ndalua nga një oficere policie që nuk ishte në detyrë në ato momente dhe është dërguar menjëherë në stacionin e policisë.
Oficerja raportohet të ketë dëgjuar të bërtiturat e gruas por nuk ka mundur të ndërhyjë dhe t’i shpëtojë jetën.