Moti i keq me reshje dëbore ka bllokuar disa makina në Qafë Thore. Borëpastrueset vazhdojnë përpjekjet për të rihapur segmentin rrugor.
Nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, do të shoqërohen me shtrëngata.
Në pjesës tjetër të qarqeve reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare. Sot pasdite era pritet të jetë mesatare deri e fortë ndërsa nesër era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.