Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e argjendarisë ditën e sotme në Kamëz.
Tre persona të armatosur dhe të maskuar vodhën rreth 1 kilogram flori dhe u arratisën më pas me një makinë BMW.
Siç mësohet autorët e ngjarjes kanë ardhur nga Fushë Kruja dhe kanë përdoru targa të falsifikuara për makinën.
Dyshohet se targat i përkasin një automjeti tip “Hyundai”.
Makina luksoze BMW X6, është ngjyrë e bardhë dhe u përdor nga grabitësit për tu arratisur. Dyshohet se pas grabitjes ata janë drejtuar për në Laknas.