Emri i artistes Elvana Gjata është një më të lakuarit së fundmi pasi emri i saj doli në përgjimet e ‘SKY’ në grupin e Ervin Matës, këngëtarja nuk e ka prishur aspak terezinë, duke vijuar me koncertet e saj.
Pasi mbajti një koncert në Gjermani, mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar speciale nga bashkia e Vlorës, për koncertin që do të mbahet në nder të Pavarësisë.
Ndërkohë që mbrëmjen e nesërme ajo do të jetë e ftuar nga bashkia e Tiranës, për koncertin që do të mbahet në kryeqytet.
Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka publikuar axhendën në profilin e Facebook.