-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg: NATO do të bëjë atë që duhet për të siguruar stabilitetin në Ballkan

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur shqetësimin për rritjen e tensioneve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, teksa ka premtuar se aleanca veri-atlantike do të bëjë gjithçka në mënyrë që të ruajë stabilitetin në rajon.

“Ajo që shohim atje është se tensionet po rriten. Po shoh rritje të tensioneve dhe retorikë nxitëse në Bosnje e Hercegovinë. Kemi parë incidente të rënda dhune në Kosovë duke përfshirë sulmin ndaj paqeruajtësve të NATO-s.

Janë lënduar 93 ushtarë të NATO-s, nga të cilët disa shumë rëndë. Gjithashtu kishim sulmin në Banjskë”, ka deklaruar shefi i aleancës veri-atlantike në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare.

“NATO do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbajtur ose për të siguruar stabilitetin në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të tërë Evropën”, porositi Stoltenberg.

Shefat e diplomacive të 31 shteteve anëtare të NATO-s në takimin që po mbahet në Bruksel më 28 dhe 29 nëntor, do të diskutojnë ndër tjerash edhe lidhur me situatën e sigurisë në rajon.

Më 27 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ka paralajmëruar se në takim do diskutohet mundësia e shtimit të përhershëm të numrit të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR.

Sipas agjencisë Associated Press, dhuna mes Kosovës dhe Serbisë ka shpërthyer dy herë në muajt e fundit dhe vendet perëndimore kanë frikë se Rusia mund të përpiqet të nxisë telashe në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit