-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Transportonin drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë dhe një grek

Kryesoret

Policia greke ka vendosur në pranga dy shqiptarë dhe një grek pasi  transportonin drogë  nga Shqipëria për në Greqi.

Policia kufitare greke nisi me kontrollin në një banesë në pronësi të një shtetasi grek, aty ku u gjetën 27 pako me kanabis me peshë totale 26.2 kilogramë.

Siç raportohet këtë sasi droge e kanë futur në Greqi dy shtetas shqiptarë ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit përmes një automjeti dhe më pas e kanë çuar në banesën e grekut 36 vjeçar.

Në shtëpinë e tij bëhej ruajtja e drogës.

Mjeti i transportit u gjet në Follorinë dhe brenda tij shoferi dhe pasagjeri, shqiptarë të moshës 32 dhe 37 vjeç. Brenda në mjet kishte vende të improvizuara për transportin e drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit