Zbardhen detaje të reja nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në Sarandë.
Një makinë doli nga rruga dhe u përmbys. Kur shkoi policia nuk gjeti askënd.
Drejtuesi i makinës ishte larguar. Pasditen e sotme policia njofton se e ka identifikuar shoferin.
Ai është një punonjës i FRONTEX, agjencisë europiane për kontrollin e kufirit. 35-vjeçari rumun është nën hetime për rastin.
FOTO/ Makina përmbyset, shoferi shpëton për “fije floku” ia mbath me vrap