16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Duart lart se ju vramë”! Pistoletën drejt kokës, si u grabit floriri në Kamëz? (Dëshmia)

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja lidhur me grabitjen e argjendarisë në Kamëz, gjatë pasdites së djeshme. Pronarja e argjendarisë në Kamëz është shprehur se kanë qenë 4 autorët që morën pjesë në vjedhje.

Ajo është shprehur se grabitësit kanë hyrë në argjendari dhe i kanë drejtuar armën duke thënë “duart lart se ju vramë”.

“Ata ishin 4, shoferi i BMW qëndroi në makinë, tre grabitësit hynë në argjendari njëri pas tjetrit, me maska me doreza dhe të tre të veshur me të zeza komplet.

Argjendaria ka dy kamera jashtë dhe dy brenda, filmimet i ka policia, na ka sekuestruar DVR-në. Veprimi i parë që bëri grabitësi ishte drejtimi i armës nga ne dhe tha: Duart lartë se ju vramë.

Nuk kam thënë në polici që kishte dialekt jugor, ai e trashi zërin enkas që të mos dallohej, ndërsa dy të tjerët nuk folën fare dhe nuk u përmend asnjë emër mes tyre.

Nuk kam kuptuar asnjë dialekt nga ata. Jam përleshur me grabitësin që mbante armë, më shtyu më hodhi në tokë, u përlesha dhe me dy të tjerët që t’i ndalojë të vidhnin, por më shtynë. U dorëzova, mbrojta nusen e djalit te cilën e futa te dhoma pas.

Ata hynë lirshëm dhe dolën lirshëm pasi nuk kemi sistem që i ndalon ata të hapin derën si nga jashtë dhe nga brenda. Nga një llogari paraprake që kemi bërë konstatojmë mbi 1.5 kg flori të vjedhur, unaza, varëse, byzylykë dhe vathë, disa ishin të veçantë të personalizuar me porosi, dhe kushtojnë, rreth 50.000 euro dëm.

Jemi të frikësuar se mos autorët nuk kapen dhe kjo gjë përsëritet. Banakun e kemi boshatisur s’kemi mall në vitrinë”, tha pronarja e argjendarisë për “Report Tv”.

Mbi 1.5 kg flori i vjedhur, pronarja e argjendarisë rrëfen tmerrin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit