-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditje në bark dhe gjoks! Burri vret gruan në sy të fëmijës

Kryesoret

Një grua 42-vjeçare, Vincenza Angrisano u vra në Pulia, Andria, nga bashkëshorti i saj, Luigi Leonetti. Pas vrasjes, e cila ndodhi në shtëpinë e çiftit, burri ka telefonuar policinë duke pranuar krimin.

Në telefon tha: “E kam ther gruan, hajde”. Policia ka mbërritur menjëherë për të hetuar. Të paktën njëri nga dy fëmijët e çiftit, të dy të mitur, ishte dëshmitar i vrasjes.

Çifti jetonte në të njëjtën shtëpi por ishin ndarë prej rreth një muaji. Megjithatë, burri nuk e pranoi divorcin. Viktima është goditur disa herë me thikë në bark dhe gjoks. Sipas një rindërtimi fillestar, të dy shpesh debatonin.

Kjo ngjarje vjen vetëm tre ditë nga tubimet në të gjithë Italinë kundër dhunës ndaj grave, por krimet kundër grave nuk po ndalen, pasi vetëm dje brenda pak orëve ndodhën dy burra vranë gratë, sipas TGCom.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit