-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia veto Shqipërisë: Lironi Belerin të betohet nëse doni të integroheni në BE

Kryesoret

Athina po përshkallëzon reagimet e saj kundër burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Mediat greke shkruajnë se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së Athina ka paraqitur një rezervë të shprehur në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, duke bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë nëse Fredi Beleri nuk do të lejohet që të betohet.

Në tetor, Greqia nuk pranoi dërgimin e letrës për hapjen e kapitujve si pikënisje e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. Mediat greke theksojnë se më 4 dhjetor, “gjykata e Tiranës do të shqyrtojë, pas shumë muajsh pengesë, kërkesën e Fredi Belerit për t’i dhënë leje për të bërë betimin ndërkohë që do të zhvillohet gjykimi normal për akuzat për blerje votash ndaj tij”. Athina me deklaratat e ministrit të Jashtëm Giorgos Gerapetritis dhe me misionin në Tiranë të ministrit të shtetit Stavros Papastavros i cili vizitoi Fredi Belerin në burgjet e Durrësit ka dërguar një mesazh të qartë se do të përdorë çdo mjet presioni që ka në dispozicion.

Greqia bën gati planin “B”!/ Gjermania dhe Spanja presion: Hiq veton për Shqipërinë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit