Në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan ka rënie masive dherash. Si pasojë e reshjve të dendura ka pasur rënie dherash edhe në segmentin “Çezma e Myftarit”-Kthesat e Murrashit”.
Drejtuesit e automjeteve që kanë qarkulluar në këtë segment kanë përjetuar momente të frikshme gjatë udhëtimit pasi mbi trasenë e rrugës kanë rënë gurë të përmasave të mëdha nga shpatet e kodrave. Në pak minuta një segment prej afro 200 metra linear i rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është mbuluar nga masive gurësh e shkëmbinjsh.
Fatmirësish nuk raportohet për dëme në njerëz edhe pse ka pasur fluks qarkullimi automjetesh.