-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, “Demat” dominojnë statistikat

Kryesoret

Java e 15-të e Superligës shqiptare do të sjelli në fushë përballjen mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshja më e luftuar në vendin tonë.

Derbi i kryeqytetit pritet që të mbushë “Air Albanian”, ndërsa të dielën në orën 19:00 e gjithë vëmendja do jetë në këtë duel.

Ndeshja e radhës do të jetë e dyta midis dy ekipeve për këtë sezon, teksa e para u fitua 2-1 nga Partizani.Ajo e radhës do të jetë përballja e 171-të në Superligë midis këtyre dy ekipeve dhe e 199 në total.

Në 198 ndeshje të zhvilluara mes tyre, Tirana ka 58 fitore ndërsa Partizani numëron 79 triumfe, 61 sfida janë mbyllur në barazim.

“Demat” kanë shënuar 262 gola në të gjitha përballjet, duke lënë përsëri pas për nga statistikat Tiranën, që numëron 215 gola të shënuar.

Në letër Partizani duket më i favorizuar për nga statistikat.

Në derbi Tirana vjen nga humbja 1-0 kundër Egnatias, ndërsa partizani barazoi 0-0 me Dinamon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit