-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtohen problemet e Milanit, mbrojtësi mbyll sezonin

Kryesoret

Një lajm i keq vjen nga infermieria për Malick Thiaw, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë në ndeshjen mes Milanit dhe Borussia Dortmundit (1-3) për shkak të një problemi muskulor.

Mbrojtësi gjerman iu nënshtrua një kontrolli mëngjesin e sotëm, i cili evidentoi praninë e një lëndimi të rëndë miotendinoz të bicepsit femoris të kofshës së majtë, ecuria e të cilit do të rivlerësohet pas 7-10 ditësh.

Siç raportojnë mediat italiane, koha e rikuperimit është ende e paqartë, por viti 2023 për të ka përfunduar këtu. Një problem i madh shtesë për Piolin i cili aktualisht e gjen veten me vetëm një qendërmbrojtës në dispozicion, Tomori.

Që dëmtimi i Thiaw ishte mjaft i rëndë ishte e qartë që dje nga dinamika dhe më pas edhe nga fakti që qendërmbrojtësi u largua nga “San Siro” me paterica. Pa të dëmtuarit Kalulu, Caldara dhe Pellegrino, Pioli tani duhet të shpresojë për shërimin e Kjaer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit