Vrasje në Prishtinë. A.K. 52-vjeçar dyshohet se është therur me thikë për vdekje nga dhëndri i tij sonte në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë. Personi i dyshuar për këtë rast është E.B.
52-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, por nuk u ka bërë ballë plagëve të marra.
Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla ka thënë se viktima ka arritur në emergjencë 40 minuta më parë, por se nuk ka mundur t’i përballojë plagëve dhe se ka ndërruar jetë.
“Ka ardhur i plagosur në Emergjencë një burrë rreth moshës 60 vjeçare. Ai është plagosur nga një armë e ftohtë.
Përkunder që ekipet kanë intervenuar dhe e kanë futur në sallë, ai ka ndërruar jetë, pasi që nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga thika”, ka tënë ai. Kjo është vrasja e dytë sonte në Prishtinë.