Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi një ditë më parë se gjatë viteve që partia e tij ndodhet në pushtet, falë politikës së tij të jashtme ka hequr 28 njohje të pavarësisë së Kosovës.
“Është e lehtë të kritikosh qeverinë. Kanë 11 vjet që thonë që e kam njohur pavarësinë e Kosovës. Por gjatë qeverisjes sime 28 shtete e tërhoqën njohjen e Kosovës.
Zgjedhjet nuk janë lojë. Qytetarët vendosin sesi do të jetë vendi i tyre. Libia ka më shumë naftë se Emiratet Arabe, por shikoni dy shtetet sa ndryshojnë”, tha Vuçiç.
Por kjo është hedhur poshtë nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Në një reagim për Euronews Albania, ministria e Jashtme e ka konsideruar pretendimin si të dëshpëruar nga ana e Vuçiç.
