Sipas një kontrolli të zakonshëm në Vlorë shërbimet policore kanë kapur në flagrancë 2 qytetarë.
Jugers Gurthi 27 vjeç dhe Erent Alku 42 vjeç u kapën me armë në makinën e tyre.
Ata u kontrolluan nga policia në rrugën “ Murat Tërbaçi” në një automjet të tipit “Volkswagen”.
Arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Dy qytetarët ishin me banim në Tiranë.