Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Fatos Shupi” në Laknas. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se policia ka arrestuar autorin.
Ekzekutimi në Tiranë/ Ky është personi që u vra dhe i plagosuri
Ai është një 70-vjeçar, Maliq Marku, i cili pas një konflikti, dyshohet për një kanal me dy persona, fqinj ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.
Plumba dhe britma! Kush u vra në Tiranë, vjen njoftimi i parë i policisë
I vdekur ka mbetur Shefqet Hasa rreth 55 vjeç, ndërsa u plagos dhe shtetasi Besim Keça rreth 50 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.