-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e qëlloi biznesmenin në Lezhë? Marokenët sjellin celularin e vrasësit portugez

Kryesoret

Autoritetet marokene i kanë përcjellë palës shqiptare aparatin celular të Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez i cili dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e Ardian Nikulajt më 19 prill të këtij viti.

Pikërisht zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia do t’u shërbejë hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Marokenët, të cilët arrestuan Ruben Saraivën i kanë kërkuar drejtësisë dhe policisë shqiptare prova shtesë në kërkesën e tyre për ekstradimin e portugezit.

Përmes Ministrisë së Drejtësisë pritet të dërgohen në vijim materiale të tjera provash të hetimeve të muajve të fundit mbi ngjarjen, me të cilat do të synohet ekstradimi i Saraivës në Shqipëri.

Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit