-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfehet i penduari “i drogës”: Konkurrencë mes shqiptarëve dhe italianëve për territoret

Kryesoret

Një trafikant që mbushi kryeqytetin italian me drogë, Fabrizio Capogna, pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke dhënë detaje edhe për përfshirjen e shqiptarëve në trafik droge.

Sipas mediave në vendin fqinj, ai ishte ndërmjetës kokaine i nivelit të mesëm dhe problemet e tij nisën si pasojë e përplasjeve mes dy grupeve, italianit Leandro Bennato dhe një bande kriminale shqiptare.

Furnizimet me kokainë, i penduari i merr nga shqiptarët, në veçanti nga një personazh i quajtur “Lolli”, i cili sipas 39-vjeçarit lëviz nga Holanda në Romë sasi prej 80 deri në 100 kg kokainë dhe e jep me çmim më të lirë.

Kjo sipas tij, acaroi trafikantët italianë, të cilët i kërkuan që kokainën ta blinin tek ata dhe jo te shqiptari “Lolli”.

Italiani Bennato është i afërt me një bos të kalibrit të Giuseppe Molisso dhe konkurrentë rreth tij janë edhe një dyshe shqiptarësh: Aldo dhe Renato, përveç “Lollit”.

Sipas të penduarit, të gjithë donin t’ia punonin Lollit pasi ai shiste kokainën më lirë dhe kishte “zaptuar” tregun. Pas keqkuptimeve që mesa duket i kishin kaluar për një periudhë të caktuar kohe, Capogna u rrëfen prokurorëve se Molisso dhe Bennato se në biznes me Lollin hyjnë edhe shqiptarët e tjerë, Aldo dhe Renato, të cilëve u blejnë mallin dhe më pas ua vjedhin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit